.
×

A e dini se ku punojnë dhe sa paguhen bashkëshortet e Memli Krasniqit dhe Blerand Stavilevcit



 

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës , Memli Krasniqi së fundi së bashku me Blerand Stavilecin i cili ushtron detyrën e Shefit të Stafit pranë Kuvendit të Kosovës, kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe të bashkëshorteve të tyre në AKK, shkruan Botapress.

 

Derisa Krasniqi ka deklaruar se ushtron dy funksione atë të deputetit dhe nënkryetarit të partisë së PDK-së, Stavilevci është i angazhuar poashtu edhe tek Kuvendi Komunal Prishtinë si Këshilltar si dhe Kryetar i Bordit në Klubin Sigal Prishtina. Ata poashtu kanë deklaruar edhe funksionet e punës që ushtrojnë bashkëshortet e tyre, Meliza Krasniqi dhe Vitore Stavilevci.Bashkëshortja e Memli Krasniqit, është e angazhuar me punë pranë Instituti Albanologjik dhe në Revistën letrare ‘Jeta e Re ‘ dhe merr pagë vjetore rreth 8 mijë e 213 euro, ndërsa bashkëshortja e Stavilevcit punon pranë Telekomit të Kosovës dhe merr pagë vjetore rreth 13 mijë euro./Botapress./

Deklarimi i Memli Krasniqit

 

 

DEKLARIMI I BLERAND STAVILEVCIT