.
×

A do t’i bindet Albin Kurtit në Kuvend krahu i Molliqajt?



 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila para disa javësh kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në VV, thotë se beson se si grup parlamentar do të kenë qëndrime të njëjta përballë çështjeve parlamentare.

“Besoj që do të kemi qëndrime të njëjta, sepse shumica e qëndrimeve kanë qenë të formuluara bashkë”, ka thënë Pantina për kallxo.com.

 

“Ne i dimë idetë, mendimet e njëri-tjetrit. Në parim unë mendoj që për shumë çështje në mendojmë njëjtë”, ka shtuar ajo.

 

“Ajo çka ndan njerëzit brenda Lëvizjes janë metodat dhe mënyrat se si duhet ecur përpara. Pra, na ndan mendimi ndryshe për të ardhmen”, është shprehur Pantina.

 

Në Kuvendin e Kosovës së shpejti pritet të vijë për votim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar që nga nënshkrimi i saj.

 

Ndërsa çështje tjetër e rëndësishme që pritet të shkojë në Kuvend është edhe nisma e disa deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.