[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të shkojë në dialog pa Thaçin? Hoti përgjigjet nga Tirana



 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ka treguar se për cilat marrëveshje janë dakorduar dy homologët.

Hoti ka thënë se kanë diskutuar për tri marrëveshje me Ramën, portin e Durrësit, ndërtimin e një hidrocentrali si dhe për ndërtimin e një hekurudhe që lidh dy shtetet.

“E para është porti i Durrësit ku unë personalisht kam punuar me ish  ministrin e Financave ta kemi një pikë doganore. E dyta është në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që në afat të gjatë të zgjidhet ky problem, ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën, gjithashtu edhe ndërtimi i hekurudhës, besoj që në vjeshtë mund të gjenden edhe fondet konkrete për realizimin e këtij projekti”, ka thënë Hoti.

Kryeministri është pyetur edhe nëse është i gatshëm që të shkojë në dialog, edhe pas propozim aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thacin.

“Kosova ka institucione të gatshme të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam i gatshëm dhe jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të u ulur në tavolinë të diskutimit me një agjendë ekonomike në fillim, e pastaj edhe politike”, ka thënë kryeministri Hoti.

Menu Title