[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të ketë koalicion VV-PDK? Flet Abazi



Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, është pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm të VV’së me PDK’në apo AAK’në. Lidhur me këtë, ai është përgjigjur se pas marrëveshejve politike, të gjithë janë zyrtarë të shtetit.

Kështu ka deklaruar ai në Debat Plus, në përgjigjen se a pritet ndonjë koalicion i VV’së me PDK’në apo AAK’në.

“Mendoj që kjo çështja e marrëveshjeve politike është pjesë e një rezultati të zgjedhjeve. Por kjo nuk do të thotë se kur hyjmë në punë dhe gjendet shkeljet, ne nuk jemi zyrtarë të LDK’së apo VV’së, por të shtetit. Unë nuk kam qenë i dërguar nga VV, por kam kryer punën si zyrtar i shtetit.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se VV pavarësisht kritikave që kishte ndër vite ndaj LDK’së, nënshkroi marrëveshje për qeverisje me këtë të fundit.

Ndërkaq, me PDK’në njihen si dy parti politike që përherë kanë qenë kundër njëra-tjetrës./

Menu Title