[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re?! Kjo është përgjigja e Albin Kurtit



Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i pyetur se a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re pa VV, ai tha se qeveria e re do të formohet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha kryeministri në detyrë.Sipas tij, çdo vendim tjetër, është devijim nga vullneti i qytetarëve, dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai tha se do ta përcjellin me kujdes se çka do të ndodhë ditëve në vijim, dhe varësisht nga zhvillimet edhe do të veprojnë.Kurti në këtë konferencë për gazetarë ka ripërsëritur se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.Ndryshe, sot presidenti Thaçi ka pasur një takim me liderët e partive politike.

Ai ka parlajmëruar se shumë shpejt do të formohet një qeveri e re pa zgjedhje, dhe se mandatin do t’ia jap asaj force politike që e ka shumicën parlamentare.

Menu Title