[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A dha dorëheqje prokurori i Speciales për për shkak të dosjeve që përfunduan në duart e veteranëve



Botapress 18 Shtator – Skandali me rrjedhjen e dosjeve sekrete të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës, po thuhet se ka shtyrë në dorëheqjen e një prokurori shumë të rëndësishëm të këtij institucioni. Kështu të paktën u raportua dje në media.

Ndërkaq, nga Specialja po e mohojnë se prokurori në fjalë ka dhënë dorëheqje për këtë shkak.Kwai Hong Ip, zëvendëskryeprokuror i Speciales, është raportuar dje se ka dhënë dorëheqje nga ky organ i drejtësisë me seli në Hagë.

Arsye për këtë veprim të Ip, thuhet të jenë dosjet e Speciales, të cilat një person ende i panjohur, i ka dërguar në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës, shkruan lajmi.net.

Këto dosje, thuhet se mbajnë emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe gjithashtu dëshmitë e tyre, teksa konsiderohet me rrezikshmëri të lartë fakti që të njëjtat tanimë janë në dorën e personave të tjerë, jashtë këtij institucioni.

Mirëpo, nga Prokuroria e Specializuar e Hagës po e mohojnë se arsye e dorëheqjes së Prokurorit IP, janë dosjet e rrjedhura nga Specialja.
Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Christopher Bennet, ka thënë se prokurori në fjalë ka marrë një ofertë për punë diku tjetër, dhe para disa kohësh.

“Sa i përket çështjes së zotit IP, ai ka pranuar një ofertë pune para disa kohësh, dhe ka vendosur që të lë Dhomat e Specializuara të Prokurorisë. Ai tani punon në një institucion tjetër. Ai nuk ka dhënë dorëheqje tani”, thuhet në përgjigjen e Speciales për lajmi.net.

Organi ndjekës i Hagës ndërkaq mbetet në heshtje totale sa i përket çështjes së dosjeve të rrjedhura nga ky institucion, të cilat kanë rënë në dorën e OVL-UÇK-së, e më pas edhe të individëve të tjerë.Për të dytën herë më radhë, dokumente që dje është konfirmuar se i përkasin Speciales janë dërguar nga persona ta panjohur në selinë e Organiztës së Veteranëve të Luftës.

Që të dyja herë, hetues të Speciales i kanë marrë këto dosje nga selia e OVL-së.Këta të fundit, në lidhje me këtë çështje tanimë kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi.

Menu Title