[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

94 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj, Ademi: 35 rastet e reja janë nga mostrat e marra për dy ditë



Sonte në Ferizaj janë paraqitur 35 raste të reja me koronavirus. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi thotë për RTV Dukagjinin se këto rezultate janë nga 77 mostrat e marra nga datat 1 dhe 2 korrik.

“Me këto infektime numri i rasteve aktive në Ferizaj shkon në 97”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ademi thotë se shumica janë raste kontakti nga familjarët.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj thotë se pos një punëtori komunal që ka simptoma më të rënda, drejtorët tjerë komunal janë në kondicion të mirë dhe nuk kanë simptoma të rënda.

“Ashtu si unë shumica janë mirë me kokë dhembje dhe dhembje të muskujve ndonjëherë”.

Ademi thotë se momentalisht në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar tre pacientë me COVID-19, ndërsa pjese tjetër është në trajtim shtëpiak.

Menu Title