.
×

De Biasi ndërron emrin, bëhet Gani Abazi (Foto)



Trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi mori pardje pasaportën shqiptare duke u bërë kështu trajneri i parë i huaj që shqiptarizohet.

Motivacioni i De Biasit për të marrë pasaportën ishte se ndjehet shumë shqiptar brenda tij, madje dje mbrëma deklaroi se ka festuar njësoj si shqiptar.

Por në ueb nuk mund të mungonte ironia lidhur me marrjen e pasaportës nga italiani.

“Shqiptarizohet Gianni De Biasi, tani quhet Gani Abazi”, shkruhet në ueb ku janë bërë edhe disa meme lidhur me këtë.

gani abazi