.
×

‘Akuzohet’ se piu verë në darkën e iftarit të shtruar nga Trump, reagon Vlora Çitaku



Vlora Çitaku ambasadorja e Kosovës në SHBA mbrëmë kishte darkuar me presidentin Donald Trump. Trump kishte ftuar të pranishmit për iftar pasi që është muaji Ramazan.Vlora, sapo ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social ‘Instagram‘ një imazh me presidentin Trump të shkrepur mbrëmë.

Ajo ka marrë komente nga ndjekësit e saj për foton e publikuar.Imazhi është shkrepur pranë tavolinës, në tavolinë shihen disa gota. Në shikim të parë të bëjnë të dyshosh se janë të mbushura me verë, por Çitaku ka treguar se është lëng boronicë.

Një ndjekës i ka komentuar në gjuhën angleze: ‘Verë për iftar, wow, në rregull‘. Vlora ia ka kthyer duke i thënë: ‘Nuk është verë, është lëng boronicë’.