.
×

Komuna e Vushtrrisë vlerëson lart veprën e ish-kryetarit të saj



Në moshën 79 vjeçare është ndarë nga jeta profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetar i Komunës dhe drejtuesi shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri.

 

Komuna e Vushtrisë  ju ka shprehur ngushë llime pë rmes një  telegrami, qytetarë ve të  Vushtrisë . familjes dhe shoqë risë  së  ish-kryetarit të  Vushtrisë  Hajzer Krasniqit.

 

Telegrami i plotë :

Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!Me dhembje e pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, atdhetarit, veprimtarit të çështje kombëtare, kryetarit të parë të zgjedhur të Komunës së Vushtrrisë, Prof. Hajzer Krasniqi.

Profesor Hajzer Krasniqi,  ishte njeri i urtë, e atdhetar i madh,  ai nga qytetarët e Vushtrrisë do të kujtohet gjithmonë si Kryetari i parë i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Vushtrrisë.  Profesori Hajzer, ishte njeri i popullit e donte popullin e tij të cilët i besuan vizionit të tij edhe në kohërat më të vështira por edhe pas përfundimit të luftës.

Profesor Hajzer Krasniqi iu bashkua që në fillim vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të tjerë në lëvizjen e madhe nacionale për liri e pavarësi të Kosovës në fillim vitet 90-ta.  Profesor Krasniqi  ishte themelues e kryetar i parë i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, anëtarë i Kryesisë qendrore të LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt e më besnik të Dr. Rugovës.  Ai ishte edhe kryetar i Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në Komunën e Vushtrrisë, ishte po ashtu edhe Qytetar Nderi i Vushtrrisë. Ai mbetet politikani shembull që i qëndroi besnik idealeve të shenjta të shërbimit të ndershëm në interes të qytetarëve dhe të qytetit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi dhe për lirinë e pavarësinë e të cilës punoi deri në frymën e fundit.

E nderuara Familje Krasniqi!

Ju lutem pranoni ngushëllimet më sinqerta në emër timin dhe në emër të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë!

Me pikëllim,

Xhafer Tahiri,

Kryetar