Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet e reja të regjistruara janë në Malishevë dhe në Bubavec, ndërsa sipas Komunës së Malishevës, në raportin e IKSHPK’së, është regjistruar edhe një rast tjetër, i cili është rast aktiv dhe nuk është rast i ri.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 606 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 77 raste”, është thënë nga Komuna e Malishevës, transmeton Botapress.info