.
×

  Mirësevini në restoranin “Te Pishat”, aty ku ju pret mikpritja dhe bujaria tradicionale shqiptare  



“Te Pishat”, një shembull se si investon një bashkatdhetar nga diaspora. Fisnik Zybaj, nga fshati Bukosh i Suharekës, i cili jeton  tash 15 vite në Zvicër ka investuar  në Kosovë në një prej restoranteve më të bukur e më atraktivë, “Te pishat” në Biraqë të Suharekës.

 

“Botapress”

Rrugëtimi ynë përgjatë  magjistrales Prishtinë-Suharekë , ishte  një kënaqësi e veçantë derisa shijonim bukurinë e kësaj pjese qendrore të Kosovës e  rrethuar me male të  ultë, rrafshnalta dhe gryka të thella  në një lartësi mbidetare deri në 1060 metra.

 

pishat 2

Por, një ndjenjë dhe kënaqësi imagjinare  e shijuam atëherë  kur ndaluam  te Restauruan “Te Pishat” në kilometrin e gjashtë të  magjistrales Prishtinë-Suharekë. Me të zbritur nga makina, ajri i pastër dhe aroma e pishave na “dehu”, ndërsa  mendjen na e  tërhoqi cicërima e shpezëve që gjendeshin  në atë pishnajë që  mbijetonte aty me qindra vite.

 

pishat 22

Nën freskinë e pishave të Biraqës!

 

Që kjo pishnajë e bukur që është krenaria e kësaj  pjese të Kosovë të ketë shije dhe të gjallërohej e të vizitohej nga qytetarët e gjithë  Kosovës, ishte kujtuar i riu Fisnik Zybaj, nga fshati Bukosh i Suharekës, i cili jeton  tash 15 vite në Zvicër. Fisniku, ishte menduar shumë herë se ku do ti investonte paratë që i kishte kursyer nga puna disavjeçare në Zvicër, derisa një  dite i shkrepi në mendje që të  investonte në një ambient ku qytetarët e Suharekës me rrethinë do të mund të kalonin pak qaste të bukura nën hijen e pishave, cicërimën e zogjve apo edhe duke parë  sorkadhet që  ngarendin  në fushën poshtë pishave. E veçanta e këtij, restauranti  ishte shijimi i kafes, ushqimit nën hijen e pishave, duke  u kënaqur me lartësinë dhe aromën dehëse të tyre, derisa investitori ishte kujdesur që as edhe një gem i vetëm i tyre të mos dëmtohej, derisa rregullohej ambienti me stazet me gurë e ndriçimi elektrik përgjatë tyre. Derisa kënaqeni me pamjen dhe madhështinë e pishnajës së rregulluar me aq mjeshtëri e kujdes, mund të kaloni disa shkallë dhe do të gjendeni  në terrasën e gjerë të punuar me shije nga mjeshtër  të gurit, ndërsa tavolinat për mysafirët janë të vendosura në distanca të  mjaftueshme që  edhe me familje të keni privatësinë në një ambient aq frekuentues.

 

pishat 3

Një  objekt i punuar me  po aq delikatesë e mjeshtëri nga druri gjendet në anën e majtë në rrugëtimin prej Prishtinës apo në të djathtë kur vjen prej Therande, ku interieri ka një shije të veçantë  dhe  i përshtatet çdo moshe, ndërsa aty në një kënd gjendet bar reastaurani ku mysafirët mund të shërbehen me kafe të cilësisë së lartë, pije freskuese  nga më të ndryshmet, sikur edhe shërbimi  me verëra të cilësisë dhe kualitetit të lartë. Derisa shijon kafen, poshtë pishnajës të tërheq pamja në luginë ku fëmijët gjallërojnë me të qeshurat dhe ngarendjet e tyre duke  u zbavitur në këndin e lodrave që  është  i vendosur poshtë terrasës së punuar me gurë. Investitori nuk do të harronte për asnjë moment se mysafirët aty do të vinin me makina, ndërsa kishte ndarë një pjesë për parking  i cili është aq komod dhe  i sigurt.

pishat 4

 

Investimet vetëm në fazën e parë….

Por e kujt ishte ideja që të  investohej në një restaurant  të tillë ku mund të gjejnë kënaqësinë të gjitha moshat, flet menaxheri i restaurantit  “Te Pishat”, Lulzim Hoti. Sipas tij, pronari Fisnik Zybaj , përveç se  është i lidhur me  vendlindjen emocionalisht, ai ka dashur që  të  investojë në Kosovë ,por njëkohësisht me investimin e tij të  hap edhe vende  të reja pune.

“Restauranti momentalisht  ka të punësuar 35 persona, ndërsa me zgjerimin e tij do të ketë edhe punësime të tjera”, tha Hoti. Ai bëri të ditur se në këtë pjesë investimet do të jenë  të shumta, ndërsa  kjo hapësirë  aktuale  ka të bëjë vetëm me fazën e parë investuese.

 

pishat 4 pishat 5

“Ky është  një investim, përkatësisht faza e parë e investimit, ndërsa priten edhe investime të tjera, sikur janë pishina poshtë terrasës përgjatë pishave, një rrjedhë e ujit përgjatë gjithë  hapësirë, prej rrugës e deri  tek lugina”, bëri të ditur Hoti.  Ai , flet edhe për  planet e mëdha që ka Fisniku për të ardhmen , ku fillimisht do të zgjerohen kapacitet e hapësirës  së restorantit të përcjella  me  të gjitha hapësirat  pushuese e rekretave . “Ky  restaurant  do të jetë një qendër kreative, pushimore për  të gjitha moshat , dhe do të jetë e kompletuar pas investimeve që do të vazhdojnë  edhe në fazat tjera. Gjithë kjo  infrastrukturë aktuale   është pjesë e realizuar e fazës së parë , për qka edhe  janë  investuar diku  600 mijë euro. Do të vazhdohen investimet edhe në  realizimin e fazave të tjera  që mbase do të kenë kosto  edhe më të larët”, theksoi Hoti.  Derisa bisedonim për  investimet , menaxheri i restauranit, Lulzim Hoti , shprehu edhe dëshirën e Fisnikut që një ditë ai mendon të kthehet me familjen e tij për të jetuar në Kosovë.

 

pishat 6

Meny e begatshme, tradicionale dhe bashkëkohore

 

Përveç ambientit  të këndshëm e komod, Fisniku  ka investuar shumë edhe ne begatinë e kuzhinës, derisa  mysafirët  këtu mund të shërbehen dhe shijojnë aromën e  pogaçes tradicionale e  servuar me speca në ajkë, salcë kosi ,djathëra të ndryshëm  nga Gjirokastra e Rugova.

Specialiteti i traditës shqiptare , flia, ka zënë vend të  posaçëm në menynë e këtij restauranti , gatesë kjo e cila shërbehet e freskët  e përgatitur  në mënyrën tradicionale me saç. Po ashtu , për mysafirët që pëlqejnë edhe pjekurina me  prejardhje evropiane, përkujdeset  kuzhinieri profesional , dhe  menyja  fillon nga pizzat , pastat italiane e sallatat e ndryshme  të kuzhinave të njohura evropiane. Menaxheri i restaurant z. Hoti, flet se në një të ardhmen të afërt  ky restauran do të ofrojë meny të përgatitura nga frutat e detit , gjë të cilën qytetarët e Kosovës e preferojnë shumë, ndërsa për përgatitjen e këtyre specialiteteve të detit do të angazhohet kuzhinier profesional me traditë të bujshme në këtë  fushë.  Të vizitosh restaurant, “Te Pishat”,është  një kënaqësi e vërtet  për ata që duan natyrën dhe të dalldisen nga puhia  ledhatuese  e  përzier me aromën shëruese e dehëse të pishave dhe shkurreve e drunjve që gjenden në rrethinë.

 

pishat 7

Prandaj , mos humbni kohë , ia vlen të kaloni një mbrëmje , një ditë vikendi në këtë vend të skalitur nga natyra e të kuruar nga bashkëvendësi, Fisniku, që e do aq shumë atdheun e tij Kosovën.

 

pishat 8

 

 

pishat 9