.
×

68-vjecarit ju keqësohet gjendja derisa voton, ndërron jetë afër një qendrës së votimit



Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.