[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

60 familje ndihmohen nga Komuna e Prishtinës, banorët shpresojnë në ndihma tjera



Mbi 60 familje kanë përfituar ndihma me pako ushqimore nga Komuna e Prishtinës. Këta të fundit, gjatë së dielës kanë bërë shpërndarjen e këtyre pakove, duke thënë se pakot kryesisht përmbajnë vaj, sheqer, miell dhe gjëra të tjera tha ajo.Violeta Hasani Kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike në lagjen “Qendra” Prishtinë në një prononcim për Ekonomia Online ka lavdëruar punën e kryetarit Shpend Ahmeti, ajo tha që qytetarët në këtë kohë janë ndihmuar pa dallim partie, gjinie apo kombësie.

“Këto ditë po i shohë shumë të nevojshme, kryetari i komunës Shpend Ahmeti po punon mjaft shumë sidomos në rastin e pandemisë por besoj që ai e ka treguar veten dhe mjaft pozitiv në aspektin e secilit qytetar dhe duke ju ndihmuar, dhe e përgëzoj për ndihmën që është duke ju ofruar secilit qytetar pa dallim partie, gjinie apo kombësie”Më tutje  ka theksuar se me kërkesën që ajo ka dërguar komunën e Prishtinës janë ndihmuar më shumë se 60 familje.Pakot kryesisht përmbajnë vaj, sheqer miell dhe gjëra të tjera tha ajo.“Prishtina ka ndihmuar edhe lagje të tjera mirëpo sot në lagjen “Qendra” janë ndihmuar me këkresën që e kam dërguar unë me listë te komuna e Prishtinës dhe është herë e tretë që komuna është duke ndihmuar. Lagjet që janë ndihmuar janë “Pejton”, Sheshi “Hasan Prishtina”, rruga “Sylejman Vokshi”, rruga “Rexhep Luci” dhe “Luan Haradinaj”“…në këto lagje ka raste të shumta dhe unë e kamë bërë një listë prej 60 apo më shumë familjeve. Kryesisht pakot përmbajnë pako ushqimore si sheqer, vaj, miell dhe gjëra të tjera.

Kryetari në kohën e pandemisë e ka treguar veten mjaft shumë pozitiv sepse ka ndihmuar dhe nuk ka hezituar në kërkesat që i kemi ne si komunitet. Sa herë që është e nevojshme ndonjë kërkesë apo ndonjë shqetësimi i banorëve unë e drejtoj te kryetari apo te drejtoria për ta zgjidhur këtë problem. mesazhi im është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dëgjojnë këshillat dhe mos të na shfaqen probleme më të mëdha, prandaj sa më shumë që dëgjojmë këshillat aq më mirë është për veten tonë”, ka thënë ajo.Ndërsa Sejdi Ahmeti, Anëtari i Këshillit Lokal për Siguri Publike në lagjen “Pejton” për Ekonomia Online ka thënë se ndihmat kanë qenë shumë të nevojshme për banorët e kësaj lagje, që sipas ti në këtë lagje ka varfëri të madhe se shumica e banorëve kanë punuar në sektorin privat ndërsa gjatë kohës së pandemisë ata kanë mbetur pa punë, tha ai.“Fillimisht falënderojmë kryetarin e komunës, ndihmat janë shumë të nevojshme sepse këtu ka varfëri shumë të madhe dhe kanë punuar privat dhe tash nuk janë duke punuar askund dhe këto janë të mirëseardhura. Për mu është përgjegjësi shumë e madhe por ndihmat vetëm sa filluan të zbrazen dhe këto për dhjetë minuta shpërndahen dhe nuk do të ketë kurrfarë problemi.

Ne jemi këtu të gjithë që njihemi me njëri tjetrin dhe e dimë se çfarë kushtesh janë dhe tash veç ja kemi nis me i shpërnda”, u shpreh ai për EO.Ai ka thënë se kërkesat më të mëdha të banorëve ishin dezinfketimi i lagjes, por që sipas tij këto asnjëherë nuk janë bërë.“Kërkesat e banorëve në fillim kanë qenë me ardh dhe me u ba dezinfektimi i lagjes, mirëpo nuk u bërë, nuk ka qenë asnjë ekip mjekësor me marr ndonjë mostër a është dikush i infektuar apo jo por kjo është radha e dytë që na kanë furnizuar me ndihma”Sadudin Hasani përfaqësues i bashkësisë lokale “Qendra” tha se ndihmat e komunës kanë qenë të mirëseardhura, ai ka shpresuar që ndihmat të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme“Ndihmat e komunës së Prishtinës janë shumë të mirëseardhura dhe kanë qenë shumë të nevojshme për banorët të cilët janë në nevojë sepse banorët vetvetiu na kontaktojnë dhe kanë kërkesa për ndihma. Vetëdija e qytetarëve është shumë e lartë, dhe shpresojmë që edhe në ditët e ardhshme nuk do të ndalet përkrahja e komunës”, tha Hasani.

Menu Title