.
×

6.3 milionë franga paga vjetore e shefit të kompanisë Nestle



Mesatarja e fitimeve të presidentëve të bordeve të kompanive zvicerane gjatë vitit 2014 ka qenë 2.1 milionë franga.
Presidenti i kompanisë më të madhe ushqimore në botë, Nestle që ka selinë ne Zvicër, Peter Brabeck është shefi i paguar më së shumti gjatë vitit 2014 në mesin e kryetarëve të bordeve të kompanive zvicerane. Ai, gjatë kësaj periudhe ka fituar 6.3 milionë franga që është për 400 mijë më shumë se i dyti në listë. Ai është presidenti i bankës më të madhe zvicerane Axel Weber, i cili ka fituar 5.9 milionë.
Siç tregon një ranglistë ku përfshihen 30 kompanitë më të mëdha zvicerane (të kuotuara në bursë), në vendin e tretë është Nayla Hayek, presidentja e koncernit të madh të orëve, Swatch. Ajo për punën e saj gjatë vitit 2014 është shpërblyer me 4.9 milionë franga, shkruan srf.ch.
Mesatarja e fitimeve të presidentëve të bordeve të kompanive zvicerane gjatë vitit 2014 ka qenë 2.1 milionë franga.