.
×

Gjurmëve të lirikës poetike në vargjet e poetes Fitore B.Bunjaku  



Duke lexuar përmbledhjen modeste“Ju flas me zemër” të poetes së re: Fitore B.Bunjaku.

 

Përmbledhja poetike:JU FLAS ME ZEMËR,botur nga shtëpia botuese “Kurora” në Gjilan në vitin 2006, nën përkujdesjen e poetit,Hysen Kqiku,që motivon poten e re që ta vazhdoi me sukses rrugën e nisur.ku na ka bindur se ka motive të bollshme dhe sens poetik për t`u dhënë rrugë të lirë frymëzimeve për vendlindjen e paraardhsëve të vet,dashurinë dhe rrespektin ndaj prindëve dhe familjes në përgjithësi,të fëmijëve dhe rrethit shoqërorë në një shtrirje lineare.
Në poezinë:”Fshati i gjyshit”me pak vargje jep mozaikun fantastik të tij,si-
…ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin…
Atje ka lindur gjyshi im
Edhe babi që i fali gëzim etj,(f.10).
Gjendja e rëndë nën okupim ,bashkë me shtypjen e varfërisë,njeriut tonë ia zënë jetën pisk:
“Fëmijët e Dardanës”
Lindi dielli e perëndoi hëna
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara
Po aq shumë të përmalluara….(f.11)

Brenda 45 faqeve përmbledh 33 poezi,të cilat paraqesin vlerë kualitative në sferën e krijimit artistik,me të cilën nis rrugëtimin e mbarë poetik.Kjo është vepra e parë e Fitorës,me të cilën na paralajmëron që kjo njomake do të përsoset në krijimin letrar-poetik.
Poetja e re në moshë,por e pjekur në krijimtari,heq zanafillën,nga edhe unë,nga katundi Desivojcë.Ndonëse vetë është e lindur në Kamenicë(tash Dardanë),është ngusht e lidhur me trevën nga ku e tërheq zanafillën.E lindur në një kohë të pakohë,kur mbi popullin e Kosovës ishin lëshuar dy të zeza fatkobe:-Robëria nga okupatori i ardhur nga Karpatet dhe nga varfëria që kishte vu regjimin mbi maxhet tona,të gjysmë zbrazura.
Kufizimin e lirisë(shtypjen)së gjallërimit dhe varfërinë i ka përjetuar,jo vetëm fizikisht,por edhe emocionalisht,të cilat i jep aq ndjeshëm e bukur në vargje.
Varfëria ka lënë gjurmë te shumë fëmijë te brezit para e gjatë luftës,ku u mungon edhe fotoja e fëmijërisë:
„Tani në këte moshë
Kam shumë fotografi
Nuk e di a jam e bukur
Sikur isha fëmijë.“(f.7.)
Përgjithësisht në këto poezi lirike janë përfshi disa motive,të cilat e kanë ngacmuar intuitën krijuese të Fitore Bunjakut.Si dashuria ndaj shkollës,ndaj shoqeve të shkollës e të fëmijërisë,prindve e mësuesit,nda diturisë etj.
Këtu ka shprehur mllefin e akumuluar ndaj varfërisë dhe ndaj okupatorit,i cili ka ndrydhur jetën në të gjitha segmentet.
Poezit e kësaj përmbledhje shquhen nga nota me nyanësa didaktike.
Janë spontanisht të krijuara dhe interesante për të dy moshat; për fëmijë dhe të rritur.
Është një realizim i lezetshëm dhe shumë premtues për këte poete të re që po ngritet suksesshëm nëpër shkallët e krijimtarisë artistike.
Sidomos na dalin të përkryera poezitë në tehun social,në varfëri,të cilën autorja e ka përjetuar thellë në shpirt.
Kur i shkroi këto poezi,autorja ishte shumë e re,në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.Mirë që nuk u dha pas harlisjeve të adalloshencës,por me ngulm i nis rrugës së diturisë,duke gjetur zbavitje në krijimet letrare-poetike.
Poezitë e postuara në internet,flasin bindshëm për një ecje të sigurtë drejt përsosshmërisë krijuese.I dëshirojmë suksese,duke shpresuar se do të dhuroi edhe ndonjë vepër tjetër.
Vërejtje:
Editorët duhet të jenë më të kujdesshëm që recenzentët ta japin vlerësimi,bile me një periudhë ose mos të emrohen fare,sa për përmendje.
Haki N.Bunjaku