.
×

5 muaj pas lindjes, Meghan Markle i rikthehet punës



Meghan Markle është rikthyer mëngjesin e sotëm në punë pas 5 muajsh pushimi. Pas lindjes së vogëlushit të saj, Archie ajo është parë në rrugët e Londrës teksa shkonte për të promovuar eventin e bamirësisë së koleksionit të rrobave.

Ajo e ka krijuar këtë koleksion për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha vajzave që do të shkojnë në një intervistë pune.

Ky rikthim i dukeshës vjen pas një periudhe të vështirë psikologjike, pasi Meghan ka qenë gjithë kohës në vëmendje të mediave.

Ajo shpesh gjykohet për veprimet e saj, megjithatë pritet që me rikthin në punë të përmirësojë edhe imazhin e saj. Kujtojmë se Meghan Markle ka punësuar një staf përgjegjës për të përmirësuar imazhin e saj.