.
×

49 vjeçari nga Kosova e bën për spital gruan e tij në Zvicër



Botapress 25 Qershor – Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 49 vjeçar kosovar ka sulmuar gruan e tij në  Balsthal të Zvicrës, shkruan Blick.Ngjarja kishte ndodhur në parkingun e qytetit.

Viktima e rastit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalur një patrull policore për të hetuar shkaqet e këtij rastit.Akoma nuk dihet se me çfarë mjeti i dyshuari kosovar ka kryer dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Ne do të iu mbajë të informuar për çdo gjë lidhur me rastin.