.
×

Lansimi i Ueb Faqes së re të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo  



Kënaqshmëria e klientëve tanë është njëra ndër prioritetet e kompanisë sonë dhe si vazhdimësi e përmirësimeve të shërbimeve tona ndaj klientëve, Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka vendosur të lansojë Ueb Faqen krejtësisht të re e plotësuar me informacionin e duhur për udhëtarë, kompani ajrore dhe për të gjitha shërbimet që ofrohen në aeroport.

Me një dizajn bashkëkohor të krijuar nga Paper Communication dhe dizajn i lehtë për t’u përdorur informacionin mund ta gjeni ne www.airportpristina.com ku janë edhe të gjitha informacionet rreth fluturimeve në vajtje dhe ardhje.

Për të mos qenë konfuz klientët për marrjen e të gjitha informacioneve të fluturimeve duhet vetëm të klikojnë në mbishkrimin (saktë mbi fjalën) Arritjet apo Nisjet dhe më pas mund të shohin të gjitha fluturimet drejtpërdrejtë.  Gjithashtu, dëshirojmë të njoftojmë qytetarët se ne nuk mbajmë përgjegjësi për cdo ndryshim në orar të fluturimeve, ndryshime këto që mund të bëhen nga kompanitë ajrore.

Ne mbesim në dizpozicion të qytetarëve për cdo sugjerim shtesë në lidhje me informacionin e postuar në këtë Ueb Faqe.