.
×

4 vjet burg për dhunuesin e deputetes në Parlament



Gjykata e Shkupit e ka dënuar sot 65 vjeçarin, Pance Angelov, me katër vjet burgim për pjesëmarrjen në sulmin që ndodhi në Parlament në muajin prill, gjatë të cilit u lënduan disa deputetë.Në video-incizimet nga Parlamenti Angelov shihet duke e tërhequr për flokë deputeten e atëhershme Radmila Shekerinska, e cila tani është ministre e Mbrojtjes.Gjatë seancës së 6 tetorit, Angelov e pranoi fajin dhe tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur.

Ai pretendonte se në të vërtetë ishte duke u përpjekur t’i ndihmonte Shekerinskës për ta larguar nga turma e dhunshme.Ai i kërkoi Gjykatës që kur ta marrë vendimin të merrte parasysh moshën e tij dhe faktin se jetonte i vetëm.“Nëse do të më dërgoni në burg nuk do të ketë asnjë person të kujdeset për mua”, tha ai.Mësymja në Parlamentin maqedonas filloi më 27 prill vetëm pak minuta pasi që në krye të Kuvendit u zgjodh, për herë të parë, një shqiptar – Talat Xhaferi.