[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

4 deputetët e LDK-së që votuan pro propozimit të Vjosa Osmanit



Ishin vetëm katër deputetët të Lidhjes Demokratike të Kosovës që votuan pro propozimit të Vjosa Osmanit për rezolutën anti-Covid, ndonëse i njëjti nuk mori pëlqimin për tu miratuar në shumicë.

Indeksonline mëson se deputetët nga partia e Isa Mustafës që përkrahën kryeparlamentaren ishin: Fatmir Rexhepi, Ardian Shala, Vlora Limani dhe Besa Gaxherri

Ndryshe, Osmani ka deklaruar se ligji anti COVID-19 është i domosdoshëm për vendin.

“Propozimi është ky: Të shmangemi nga rregullorja, pas konsultimeve edhe me komision për shëndetësi…Të mos presim dy javë vetëm për ta vendosur në rend dite, ta vendosim sot pas pikës për rezolutë, vetëm për lexim të parë. E komisioni për shëndetësi ta ketë kohë një javë, e nëse ka nevojë për shtesë atëherë do t’ia mundësojmë që komisioni të bëjë amandamentimet e nevojshme”, ka thënë Osmani.

Menu Title