.
×

30-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë pak minuta para se të mbërrinte në altar



Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku një nuse shtatzënë ndërroi jetë nga goditja në tru vetëm disa minuta para se të mbërrinte në altar.

30-vjeçarja, Xhesika Guedes, ishte gjashtë muajshe shtatzënë, dhe dukej e shëndetshme. Ajo filloi të kishte shqetësime gjatë rrugës për në kishën e San Paolos, të dielën.

E reja filloi të kishte marrje mendsh dhe dhimbje në qafë, gjë e cila detyroi familjen e saj ta dërgonin me urgjencë drejt spitalit.

I fejuari i saj, Flavio Gonçalvez, i cili po priste mbërritjen e bashkëshortes së tij të ardhshme në altar, u njoftua nga një i afërm për gjendjen e Xhesikës.

Ai la altarin dhe u nis drejt saj për t’i ardhur në ndihmë. Mjekët zbuluan se Xhesika vuante nga preeklampsia, një sëmundje e rrallë gjatë shtatzanisë që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut.

Ajo fillimisht u dërgua në maternitetin shtetëror në Sao Paulo, po për shkak se gjendja e saj u përkeqësua, u transportua drejt një materniteti privat.

Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë pak çaste pas mbërritjes në maternitet, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Foshnja u lind me operacion cezarian pak minuta më vonë dhe fatmirësisht mbijetoi.

Sipas raportit mjekësor, e reja pësoi një goditje në tru, për shkak të preeklampsisë dhe gjakderdhjes së brendshme, gjë e cila detyroi kirurgët t’i hiqnin mitrën.

I përlotur nga humbja e të dashurës së tij të zemrës, Flavio u shpreh:

“Xhesika ishte një person që e donte jetën, një qenie e ndriçuar dhe e fortë e dritës. Mezi prisja të bëhesha bashkëshorti saj dhe baba. Do të jem e fortë dhe nuk do të dobësohem përballë fatkeqësive. Dashuria e jetës sime më mësoi se si ta respektoja dhe ta trajtoja mirë një grua, në mënyrë që të mësoja se si të kujdesesha për vajzën tonë”.