[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

30 mjekë nga Shqipëria shkojnë në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës me Covid 19



10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë për të ndihmuar në kuadër të situatës alarmante të COVID-19.Mjekët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Bluzat e bardha që do të ofrojnë shërbim shëndetësor do të shpërblehen 3 000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “Ne e duam Italinë”. “Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme në botë që është jeta”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë, të cilët nisen pasditen e sotme me një avion nga aeroporti i Rinasit.

Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeMjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj, jo vetëm për të dhënë jo vetëm kontributin e tyre por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përballon pandeminë me shifra të mëdha të prekurish dhe viktimash.Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Menu Title