.
×

3.300 refugjatë vërshojnë Turqinë si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri



Më shumë se 3.300 sirianë të ikur nga vatrat e luftës në Siri kanë kanë kaluar në Turki në më pak se dy ditë.

Sirianët kanë ikur si pasojë e luftimeve të ashpra mes forcave kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Refugjatët kanë kaluar në Turqi në kufirin e Akcakale-s, në bazë të dhënava nga Qeveria e Turqisë. Lajmi është konfirmuar poashtu edhe nga një zyrtar i koalicionit të prirë nga SHBA-të për sulme ajrore në zonat rurale.