[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

29 vjeçari i prekur me Covid 19: Thashë se virusi ishte kot, sot mezi po marrë frymë”



Një burrë britanik i cili si shumë të tjerë edhe ai mendonte se Covid-19 nuk ishte i vërtetë, ka postuar një video mesazh nga shtrati i tij në spital pasi është infektuar me koronavirus.

Chris Grailey, 29 vjeç, tha se ai mendonte se ishte ‘i pamposhtur’ por tani ka vendosur një maskë oksigjeni ndërsa qëndron në një shtrat spitali në Watford, Hertfordshire.

Në videon e tij, Chris thotë se nuk është i sigurt nëse do të bëhet mirë dhe paralajmëron të gjithë të rinjtë të tregojnë kujdes dhe mos bëjnë të njëjtin gabim si ai.

“Unë e mora atë në ishujt Kanarie javën e kaluar duke menduar se isha I pathyeshëm nuk mbaja maskë. E kam paguar çmimin. Nuk dua që dikush të bëjë të njëjtin gabim si unë. Tani jam në kujdesin intesiv, duke pritur për të marrë më shumë trajtim dhe nuk e di nëse do të shërohem dhe të dal në anën tjetër. Kështu, që unë dua me të vërtetë që ju ta merrni këtë mesazh sepse mund të ndodhë me këdo, ju lutem kujdesuni” – thotë ai.

Menu Title