.
×

24 vjeçari bëhet miliarder brenda natës



A keni ëndërruar ndonjëherë të bëheni i pasur brenda natës?Kjo ndodhi me një person në Azi, megjithëse u ndihmua nga prindërit e tij.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Sino Biophaceutike, prindërit e 24 vjeçarit Eric Tse, përmes një serie transferimesh më 22 tetor, i dhanë Tse gjithsej 2.7 miliardë aksione të kompanisë.

Transferet, sipas raportimeve të gazetës me bazë në Hong Kong, South China Morning Post, kanë një vlerë prej 3.8 miliardë dollarë amerikanë. Raporti gjithashtu vuri në dukje mungesën e taksave për dhuratat dhe pasurinë e trashëguar në Hong Kong, që do të thotë se dhuratat erdhën pa taksa.

Zyrtarët e kompanisë thanë se transferimet e aksioneve u bënë për “të rafinuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare”, transmeton Klan Kosova.