.
×

24 vejtori i bashkmit të Gjermanisë dhe i shembjes së tiranisë komuniste



Gjermania shënon sot 24 vjetorin e bashkimit, por dallimet në zhvillimin dhe pasurinë mes ish-Perëndimit kapitalist dhe ish-Lindjes komuniste, ekzistojnë edhe më tutje.

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 24 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.

Mediet gjermane shkruajnë se në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra Muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Dallimet mes lindjes më të varfër dhe perëndimit të pasur janë të dukshme edhe pas dy dekadave të jetës së përbashkët dhe miliarda eurove të investuara nga perëndimi i pasur, pasi që perëndimi edhe më tutje po mbështetë financiarisht rajonet lindore, angazhim ky i cili nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e gjermanëve.

Sipas vlerësimeve të institutit IFO, në rindërtimin e rajoneve lindore deri në vitin 2010 janë investuar 1.6 miliardë euro, ndërsa sot, të gjithë gjermanët në Perëndim janë të detyruar që për zhvillimin e lindjes të ndajnë një shumë të caktuar nga pagat e tyre.

Sa i përket eksportit, vlerësohet se ai nga rajonet perëndimore të Gjermanisë është dhjetë herë më i lartë se ai nga rajonet lindore.

Megjithatë, kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, është e mendimit se dallimet mes gjeneratës së re në Perëndim dhe asaj në Lindje pothuajse nuk po vërehen më fare.

Ndërsa në Kosovë, u organizua mbrëmë një ceremoni nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë