[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

217 raste aktive me Covid-19 në Kosovë



Botapress 28 Maj – Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 13 e 900 mijë testime, ku 217 raste janë aktive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së martë është shënuar vetëm një rast pozitive me Covid-19 ndërsa 7 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 801 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Rasti i djeshëm i cili rezultoi pozitiv ka qenë nga Komuna e Vushtrrisë.
Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 124 dhe Prishtina me 85 raste të konfirmuara.

Menu Title