.
×

A do të del për ne pranvera….?!



 

download                                                                                                         Haki.N.Bunjaku

Do kohë dasmat bëheshin në vi të traditës:Burrënimi veç e gran imi veç.Nuk përziheshin.Bilem edhe konaqet e burrave ishin në tjetër shtëpi.

Sa kohë e mund harxhonin mashkujt që të bëjnë një avlli provizore,e cila shërbente që mos të duken gratë.

Kështu veprohej nëpër katune.

Te burrat bëhej ahengu më i gjallërishëm,sepse gjithmoë merrnin mefterët (tupan e zurla).Ndërsa te gratë,rrallë,merrnin nji defatore jevge.

Ka qenë traditë që mbas darke,burrat e kryekreje valltarët,bashkë me mefterët,për shkak të njerëzve që vinin të pa thirrur,të bëjnë gjymysh edhe me ta e për ta jashtë.

Mbrenda ishin konqet e ngushta dhe nuk dëshironin t`i ngushtonin musafirët.

Tash çfaqej meraku për të pa se çka po luajnë burrat,edhe burrat se si po argëtohen gratë.

Kurreshtja ishte e të dy palëve,por te gratë ishte më e theksuar.

Një dimër,kur burrat po argëtoheshin duke vallëzuar jashtë; gratë ju kishin reshë avllisë,si dhitë në kran dhe shfrytëzonin ndonjë vrimë avllije për të pa horat e burrave.

Kishin harrue që ishte ftoftë e dimër,dikur njëra prej tyre tha:

-Oj shoqe me u mërdhi u mërdhimë,po edhe me u kënaq u kënaqëm.

Mekëte mesele po e lidhi situatën e tashme politike.

Ne po mjerohemi në një anë dhe në tjetrën po kënaqemi me veprime antipolitike dhe me broçkullat tona,gjëja si analistë politikë.

Secili ia hordhon në mënyrën e vet,por nuk merr në shenjë(fajin pushka e ndryshkur).

E kemi shty gjuhën në shpejtësinë e pestë dhe „ bluajmë“si mulliri pa kryq e me shtatë gurë.

Si duket,reagimet tona nuk po ia prishin kujt terezinë,as nuk po merrën parasyshë.

Unë jam koshient,prandaj e di që me shkrime-reagime nuk mund ta ndryshoj situatën e karabothtë politike.Mirëpo, kështu po e sheroj vetvetën nga mullani i inatit që mu ka mbledhur lamsh në grykë.

Kjo njëherit duhet realisht të akceptohet si protestë me mjete demokratike.Pra,unë kundështoj këte hallakmë politikë ,që

Nuk ka kënaqi kurrë,por na mërdhini e na varfëroi deri në palcë.në palcë.

Ata që nuk e kundërshtojnë një këso të keqe kolektive,e pranojnë nënshtrimin,vazalitetin dhe atë jo vetëm n`emër të injorancës,por më tepër n`emër të një idoli të pa hajr e të zhveshur nga të gjitha tiparet kombëtare,por edhe njerëzore.

Kur përcjell mesazhet e tyre,si pordhë n`ujë,edhe pse ,për shkaqe shëndetësore mbaj dietë; më mbërthe tugu e më lëshohet vjella.

Me kësi havadyzash nuk mund të instalojmë institucione të shtetit,por mund të konkurojmë për rehabilitim në ndonjë shtëpi te të çmendurëve.

Kreu i çmendur edhe populli atë rrugë ndjek.Mjerisht.

Na kai k mendja kolektivisht,prandaj po e hamë sapunin për samun.

Kështu që barku gjithmonë i unët,nuk ngopet me shkumë.

Këndojeni në kor këngën:

-A del për ne pranvera….?!