[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

20 vjet burgim për shqiptarin që e kishte mbytur bashkëshorten me shkop druri



Sipas aktakuzës, më 20 shtator 2019, pas një mosmarrëveshjeje, i pandehuri mori një shkop druri nga krevati dhe goditi katër herë kokën e bashkëshortes së tij, me të cilën ishte martua më 2008 në Kosovë.

Me 20 vjet burgim u dënua shqiptari nga Kosova, i cili në shtator të vitit të kaluar kishte vrarë me një shkop druri qëllimisht bashkëshorten e tij në një lagje të Vjenës. Dënimi u shqiptua të premten në Gjykatën Rajonale të Vjenës. Vendimi i jurisë ishte unanim.

Gjykimi nuk është përfundimtar. Avokatët e mbrojtjes Wolfgang Blaschitz dhe avokati shqiptar në Austri, Mirsad Musliu, kërkuan kohë për të menduar rreth këtij vendimi, ndërsa prokurorja Julia Koffler-Pock paraqiti një apel penal.

Prokurorja e kishte akuzuar kryefamiljarin Valdon D. për mbytjen e gruas së tij. Sipas aktakuzës, thuhet se Valdon D., pasi e kishte goditur katër herë me shkop druri bashkëshorten, ai e shtypur në qafë për disa minuta. Para një gjykate jurie (kryesuar nga Christina Salzborn) tre muaj pas fillimit të gjyqit, Valdon D., e kishte pranuar fajësinë. “Unë jam fajtori. Unë jam fajtor për vdekjen e gruas time”, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.

Siç thuhet në deklaratë, rasti kishte ndodhur nga xhelozia, pasi Valdon D. e kishte parë bashkëshorten e tij me një burrë tjetër në stacionin kryesor të trenave të Vjenës (Hauptbahnhof). Pas ngjarjes tragjike, i pandehuri kishte thënë se ishte “e mundur” që ai e kishte vrarë me një shkop druri. Por, ai nuk e mbante në mend saktësisht: “Mund edhe ta kam vrarë”, kishte deklaruar ai.

Sipas aktakuzës, më 20 shtator 2019, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në banesën e çiftit në një lagje të Vjenës, i pandehuri mori një shkop druri nga krevati dhe goditi katër herë kokën e bashkëshortes së tij më të cilën u martua në vitin 2008 në Kosovë. Pasi gruaja kishte rënë mbi dysheme, ai, ia kishte shtypur drurin mbi qafë për disa minuta. Pastaj ai mori tre fëmijët nga kopshti, gjegjësisht nga shkolla dhe shkoi e u lajmërua në një stacion policor, raportojnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.

Siç kujton një zyrtar policor, i cili ishte thirrur si dëshmitar, burri kishte rrëfyer se kishte bërë diçka të keqe. “Ai e kishte goditur bashkëshorten e tij dhe nuk e dinte se si ishte gjendja e saj”. Policia menjëherë dërgoi një patrullë policie në adresën e familjes. Policët e kishin gjetur gruan të shtrirë në dysheme dhe pa shenja jete. Kur u përball me arrestimin, ai tha: “ Mendoj se e kam vrarë atë”, pohoi dëshmitari.

Një kolege e punës së të vrarës, e cila kishte punuar si asistente dentare dhe dy miq të tjerë të gruas, deklaruan se e vrara, përveç bashkëshortit, nuk kishte burrë tjetër në jetën e saj. Një mike e të vrarës e përshkruante të pandehurin si shumë xheloz. Ai vazhdimisht ia kontrollonte celularin dhe nuk e lejonte të dilte vetëm në mbrëmje.

Fakti që 33-vjeçari ishte vetëdorëzuar dhe mospërfshirja e më hershme në shkelje të ligjeve austriake, u vlerësua si masa lehtësuese gjatë përcaktimit të dënimit. Kjo e bëri gjykatën të mos shqiptojë dënimin maksimal – të përjetshëm – siç e bëri të qartë në një vendim, kryetarja e trupit gjykues.

Menu Title