.
×

20 vjeçarja shqiptare vret vetën pas zënkës me të fejuarin



 

Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj, duke u vetë helmuar me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Korçës, ku e reja me inicialet E.V, u gjet e pajetë në banesë nga familjarët e saj. Panorama shkruan se vajza ka ndërmarrë aktin e rëndë pas një debati që kishte pasur me të fejuarin e saj.

Familjarët në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.