[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

20 ditë nga zhvarrimi i 39 vjeqares nga Istogu, ende nuk dihet a humbi jetën nga Covid-19



Nesër bëhen 20 ditë që kur është zhvarrosur trupi i Sevdije Kukleci, e cila ka ndërruar jetë më 13 prill nën dyshimin se ishte e infektuar me koronavirus.

Pas pesë ditësh që ishte varrosur, më 18 pril me kërkesë të familjarëve është zhvarrosur trupi i 39 vjeçares nga Komuna e Istogut, shkruan IndeksOnline.

Për 39 vjeqaren është thënë se ka qenë e infektuar me covid-19, por para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Ajo kishte pasur dhimbje të mëdha në lukth ku kishte qëndruar 4 ditë në Spitalin e Pejës.

E dyshimet e familjarëve që Kukleci nuk ka qenë e infektuar me koronavirus, por për shkak të neglizhencës së personelit shëndetësor edhe ka humbur jetën, kanë shtyrë autoritetet përkatëse të zhvarrosin trupin për të bërë obduksionin e tash po thuajse tri javë më parë.

IndeksOnline ka kontaktuar me djalin e së ndjerë, Erblin Kuklecin për të pyetur nëse kanë dalur tanimë rezultatet e obduksionit.

Mirëpo i riu pohoi se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për rezultatet. “Ende nuk kemi marrë asnjë rezultat, jemi duke pritur. Na kanë thënë që ju telefonojnë”, ka thënë ai.

E ndjera pas vete ka lënë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

Menu Title