.
×

2 tonë drogë kapen, shkatrrohet banda drejtohej nga shqiptarë



Ishin të specializuar në trafikun e kokainës nga Shqipëri, Hollanda, Belgjika drejt Italisë.

Efektivët e policisë në Fierenze dhe Milano, nxorën 36 urdhër arrestesh për 36 persona, të përfshirë në trafikun e më shumë se dy tonë lëndë narkotike.

Organizata e trafikantëve kishte katër baza, në Shqipëri, Hollandë dhe Itali. Droga transportohej me makina dhe kamionë falë bashkëpunimit të korrierëve të drogës që vepronin në Toscana, Firenze, Prato, Livorno, Emilia Romagna, Lazio dhe Liguria.

Struktura kriminale ishte e përbërë kryesisht nga trafikantë me origjinë shqiptare, madje drejtohej prej tyre.

Në vijim të hetimeve u sekuestrua dy tonë lëndë narkotike, e cila fshihej kryesisht në makina, në fundet e dyfishta të tyre.

Fillimisht hetimet nisën në Toscana, katër vite më parë, falë dëshmisë së një korrieri droge në Itali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina dhe prona për një vlerë prej dy milionë eurosh.noa.al