.
×

19 vjet nga masakra e Krushës së Madhe



 

19 vjet më parë, më 25, 26 dhe 27 mars në Kosovë ndodhi një nga masakrat më të mëdha të luftës.

Në fshatin Krushë të Rahovecit u vranë e u masakruan më shumë se 240 persona, shkruan lajmi.net

Nuk u kursyen as gratë e fëmijët, kurse mbi 800 shtëpi private u dogjën, prova të të cilave ekzistojnë edhe sot.

Shumë nga Krusha, sot e asaj dite janë edhe të zhdukur.
Në përkujtim të kësaj dite, homazhe sot në Krushë do të bëjnë edhe presidenti vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj.

Do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.