[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

19-vjeçari e shpik rrëmbimin për të mos shkuar në punë



 

Një i ri nga Arizona është akuzuar se ka shpikur kidnapimin që të mos shkojë në punë.Policia ka thënë se e kanë gjetur Brandon Soules, 19-vjeçar me duart e lidhura dhe me një shami në gojë.

Soules u tha policëve se dy njerëz të maskuar e kanë goditur dhe e kanë marrë, e më pas e kanë lënë në një qytet.

Ai më vonë pranoi se e kishte përgatitur historinë për të dalë nga puna e tij në Fabrikën e Gomave pasi policia nuk gjeti prova të krimit, raporton The Coolidge Examiner.

Soules është dëbuar nga puna./Botapress/

Menu Title