[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

17 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë



Prej tyre 3 pacientë janë në respiratorë dhe 105 të tjerë janë në okisgjeonterapi.Nga ta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kujtojmë se dje në nivel vendi janë shënuar edhe 807 raste të reja me Coronavirs, janë shëruar 677 pacientë si dhe janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Rastet pozitive ishin nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Menu Title