[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

16 pacientë me Covid në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës



Botapress 25 Gusht – Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me COVID-19.Nga spitali kanë treguar se 16 pacientë janë në gjendje të rëndë, 2 janë në respirator dhe 47 të tjerë janë në okisgjenoterapi.

Ndërkaq, nga infektimi me COVID-19 tre pacientë janë shëruar.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Njoftimi i plotë:

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjitha të gjinisë femërore.

213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,331 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 102 Rëntgena, 27 EHO dhe 13 CT-ja.

Menu Title