.
×

15 për qind e qytetarëve të Komoranit kanë votuar



Deri në ora 13:00, vetëm 15 për qind e qytetarëve kanë votuar në Komoran. Në shkollën “Xheladin Gashi”, në Komoran, procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, menaxheri i kësaj qendre, Agron Jusufi, i cili ka thënë se rreth 15 për qind e qytetarëve kanë dalë të votojnë deri në ora 13:00.

Ai tha se në fillim kanë pasur mungesë të komisionerëve por më pas është plotësuar numri dhe gjithçka ka vazhduar sipas rregullave.