[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

14 persona në pritje të analizave për Covid-19 në QKUK



Në Klinikën Infektive të QKUK’së janë të shtrirë 21 persona të prekur nga koronavirusi. 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Megjithëkëtë, në Infektiven e QKUK’së, janë pranuar edhe 14 persona të tjerë të cilët janë në observim me dyshime për Covid-19. Rezultatet për ta pritet që të dalin sot pasdite. Këto detaje ia dha Expressit, infektologui QKUK’së, Salih Ahmeti.

Në Kosovë ka arritur në 33 numri i personave që janë infektuar me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi.  Ndërkohë dje (22 mars) u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.

Por megjithëkëtë, rastet e dyshuara se janë prekur me koronavirus vetëm po shtohen dita ditës. Tashmë në Klinikën Infektive të QKUK’së janë ndalur për observim edhe 14 persona të tjerë. Rezultatet për ta pritet që të dalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq 21 persona të tjerë janë në Infektiven e QKUK’së si të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Këto detaje i dha gjatë ditës së sotme për Gazetan Express, infektologu, Salih Ahmet.

“Gjendja është relativisht stabile. Janë 3-4 persona në gjendje pak më rë rëndë por po monitorohen, 21 janë të shtrirë, të tjerët në shtëpi. I kemi edhe 14 të dyshuar në observim, rezultatet e tyre dalin pasdite. Dy prej atyre në gjendje më të rëndë janë mbi 65 vjeç, dy të tjerët relativisht 40 deri 50 vjeç”, sqaron Salih Ahmeti .

E ndërkohë, deri më tani në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, tani është ngritur në 33 persona.

Më 22 mars në Kosovë u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Menu Title