.
×

12-vjeçarja sjell në jetë foshnjen mbi plehrat e landfillit



Një vajzë 12-vjeçare lindi një djalë te shtëpia në një landfill plehrash, në Ukrainë. Ata e dërguan menjëherë në spital, por prindërit kërkojnë ta marrin prapë vajzën dhe nipin te kasollja e tyre. Spitali ka refuzuar t’ua kthejë. Mjekët thonë se vajzës i kishin zgjatur dhimbjet e lindjes plot 10 orë të dhimbshme.

“Një fëmijë lindi një fëmijë. Jam ende e tronditur”, thotë mjekja që e priti. “Vajza ishte shumë e frikësuar, shumë pis. Dhimbjet i kishin vazhduar prej 10 orësh”, thotë ajo.

Sipas mjekëve, vajza duket më e shqetësuar për fëmijën se për veten. Stafi thotë që procesi i lindjes pas dhimbjeve kishte vazhduar pa ndërlikimeve.