.
×

12 redaktorët e RTK-së nesër në protestë, kundër zgjedhjes së Lorik Arifajt e Ngadhnjim Kastratit



Dymbëdhjetë redaktorët e RTK-së përmes një njoftimi për media kanë njoftuar se nesër do të protestojnë në kundërshtim ndaj emërimeve të dy kryeredakorëve në RTK1 dhe RTK3. “Ju njoftojmë se nesër në orën 12:00, në oborrin e RTK-së do të zhvillohet një protestë e thirrur nga 12 redaktorë të RTK-së të cilët do të shprehin kundërshtimin për emërimin e Lorik Arifajt dhe Ngadhnjim Kastratit në pozitat e kryeredaktorëve në RTK1 dhe RTK3. Ashtu siç e kemi thënë edhe në reagimin drejtuar bordit dhe menaxhmentit, ne nuk pajtohemi me këtë vendim, pasi në vazhdimësi jemi përballur me presion, censurë dhe propagandë të implementuar nga këta dy individë, të cilët konsiderojmë se kanë dëmtuar imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik.

Kërkesë e vetme është shfuqizimi i vendimit.

Me respekt

Redaktorët:

Ardita Tafallari

Arsim Halili

Blerta Foniqi­

Enver Bajrami

Festim Kabashi

Lindita Azizi

Meneta Zekaj-­Nushi

Mimoza Zajmi

Rabisha Muhaxhiri

Pranvera Munishi­- Morina

Shkumbin Ahmetxhekaj

Valbona Ismaili­- Meholli