.
×

11 vjet nga trazirat e marsit në Mitrovicë kundër UNMIK-ut



Njëmbëdhjetë vite më parë, konkretisht më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.

Trazirat filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë.

Të nesërmen pra me 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë.

Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe, diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. (Kosovapress)