.
×

10 balada nga e kaluara që do t’i dëgjojmë përgjithmonë



Këngë të reja dalin çdo ditë. Balada cilësore, me tekst dhe muzikë që shijon vërtetë, gjithashtu. Sërish, janë disa këngë, që nuk lodhemi së dëgjuari, edhe pse kanë më shumë se një dekadë që gjenden në treg.

Këto, janë pikërisht ato këngë, që para se të na zërë gjumi, duam t’i shijojmë, për të ndjerë edhe njëherë nostalgjinë e asaj kohe. Në listën më poshtë, në pamundësi për t’i vendosur të gjitha, kemi zgjedhur 10 prej tyre.

Gjurmët – Era

Kjo këngë, e kënduar për herë të parë 1987 nga ish-grupi i famshëm, këndohet edhe sot me po të njëjtin pasion. Së fundmi, MC Kresha na e riktheu në kujtesë, përmes versionit të ri, këtë baladë të pavdekshme.

Ardit Gjebrea- Këtu s’do të jem.

Poezinë e të ndjerit Dritëro Agolli, Ardit Gjebrea do ta këndonte për ta kthyer në një prej baladave që s’njeh kohë. Edhe 100 vjet më pas, mjafton të luhet nota e parë dhe të gjithë do të këndojmë të mallëngjyer këngën që na bën të reflktojmë kaq shumë!

Aleksandër Gjoka- Zemra e një gruaje

Nga gjithë perlat e tij, “Zemra e një gruaje” deporton thellë në shpirt pavarësisht sa herë e ke dëgjuar.

Eranda Libohova- Bota iluzion

“Le të vdisja asgjë s’doja

Bota ish’ në krahët e mia

Vetëm fjalë kisha dëgjuar

Është e çmendur dashuria”

S’ka rëndësi çfarë brezi je. Ti këtë këngë e di përmendësh!

Ardit Gjebrea- Kur braktis atë që do

A quhet ndarje nëse nuk vendos në sfond këtë?!

Elvana Gjata- Dhe zemra ndal

Kanë kaluar thuajse 10 vite,por ende na ndal zemra kur dëgjojmë këtë baladë!

Alban Skënderaj- Vetëm ty

Vetëm ty ishte ogur i mirë për Albanin, pas të cilit u dashuruan gjithë vajzat kur e panë për herë të parë në Top Fest-in e 2005-ës.

Anxhela Peristeri- Ishe mbret

Anxhela mund t’ua ketë marrë dorën deri në perfeksion baladave, por s’do të duan kurrë asnjërën më shumë sesa  “Ishe Mbret”. E mbani mend sa qanim me këtë?

West Side Family- Mesazh

A mundet dikush ta harrojë këtë?

Luar ft Flori Mumajesi- Gjithmonë

Vitet kalojnë, por çdo muzg vere do ta kujtojmë me “Gjithmonë”, shkruan Botapress.info