[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

1 në 10 gra përjeton dhimbje gjatë marrdhenieve intime



Afërsisht një në dhjetë gra përjeton dhimbje gjatë seksit, kjo sipas një studimi me përmasa të mëdha të zhvilluar në Britani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Studimi është zhvilluar me 7000 gra seksualisht aktive të moshave 16 deri në 74 vjeçare.

Të gjeturat e tij tregojnë për një problem mjekësor të quajtur dyspareunia, i cili prek gratë tek të gjitha moshat.

Më të prekurat janë gratë pas moshës 50 vjeçare, të përcjella nga moshat 16 deri në 24 vjeç.

Sipas mjekëve ka tretmane të ndryshme në qoftë se gratë kërkojnë ndihmë.

Megjithatë shumica prej tyre nuk ndihen të lira të diskutojnë rreth kësaj.

Dhimbjet gjatë aktit seksual lidhen edhe me disa problem tjera, siç është thatësia e organit gjenital tek femrat, të qenit të shqetësuar gjatë seksit si dhe mungesa e kënaqësisë.

Menu Title