.
×

1 mijë euro për shkëlqimin e xhamave të Presidencës



Xhamat në ndërtesën e Kuvendit  të Kosovës ku është e vendosur Presidenca në krye me presidenti Hashim Thaçi, nga ky muaji janë më të pastra. Për pastrimin e tyre janë shpenzuar qindra euro.

Nga buxheti I qytetarëve të Republikës së Kosovës, zyra e presidentit te Kosovës ka vendosur që të shpenzojë afro 900 euro për larjen e xhamave. Kjo shumë do të mundësojë pastrimin e dritareve të Thaçit veç për tre muaj, do të thotë nga prilli deri në qershor. FOTO

Në kontratën e publikuar së fundi në Komisionin Rregullator të Prokurimit Publik(KRPP) shihet se zyra e presidencës ka publikuar tenderin për “Furnizim me ujë për xhama, për nevojat e ZPRK-ës” në mes të tri kompanive garuese. Tenderin e ka fituar kompania “EuroGoma” sh.p.k. FOTO

Kontrata është nënshkruar më 04.04.2019, në vlerë prej 892.50 euro.