[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

1 i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit



Botapress 25 Shtator – 1 person ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.

 

 

Menu Title