.
×

​Vuçiç: U humb shansi për kapitull të ri marrëdhëniesh



Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është humbur shansi për një “faqe të re” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd. Dy kryeministrat janë përplasur për çështjen e Kosovës.

“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.