.
×

​Shpendi rregullon komunën, blen tepisona në vlerë 10 mijë euro



Objektet e brendshme të Komunës së Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti shumë shpejt do të marrin pamje të re. Madje për ndryshimin e saj janë duke u bërë edhe investim “madhor”.

Korridoret e zyrat e Komunë së Prishtinës brenda këtij muaji do të shtrohen me tepisona të rinj. Por, duket se këta tepihë do të jenë më ndryshe nga të tjerat, kjo për faktin se çmimi i tyre është mjaft i lartë.

Në tenderin që ka shpallur komuna “Furnizim me tepisona”, e të cilën e ka fituar kompania “Gjini”, tregohet se për blerjen e tyre do të shpenzohen fiks 10 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP tregohet çmimi për njësi është 34.65 euro.Kontrata mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Gjini” do të nënshkruhet më 27.01.2015. 

Për këtë tender në garë kanë qenë 4 kompani.