[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Qeveria Hoti nuk e mbështet Ligjin për pandeminë ku parashihen 385 milionë euro



Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme nuk e ka mbështetur nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kosovës për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave të themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se Gjykata Kushtetuese parasheh Ligjin për sëmundjet ngjitëse, andaj sipas tij është i panevojshëm Ligji për luftimin e pandemisë Covid-19.

Selmanaj ka paraqitur mendimin lidhur me nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për projektligjin për pandeminë, duke thënë se Qeveria e Kosovës vlerëson se sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellë opinione dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit të tyre dhe në rrjedhë të kësaj, qeveria nuk e mbështet këtë nismë legjislative.

“E vlerëson të panevojshme miratimin e projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës me arsyetimin e se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Konsideron se është Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë çështjet që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik.

Po ashtu, vlerëson se angazhimet për rregullim të ri ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë lejojnë hapësirë që në institucionet ekzekutive të kufizojnë këto liri dhe të drejta duke mos qenë kufizimet e tilla proporcionale dhe të nevojshme në një shoqëri të hapur dhe demokratike”, tha Selmanaj.

Selmanaj theksoi se Qeveria ka dërguar në Kuvend Projektligjin për buxhet që përfshin edhe planin për rimëkëmbjen ekonomike, ku parasheh projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020 më 385 milionë euro.

Menu Title