.
×

​Putin i përgjigjet CNN’it pas raporteve se Rusia po sulmon Shtëpinë e Bardhë



Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u është përgjigjur akuzave, se ‘hakerat rusë’ muajve të fundit kanë sulmuar sistemet e Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Putin tha se të akuzuarit e Rusisë për secilin problem amerikan, tashmë është shndërruar në sport.

“Në lidhje me burimet e CNN’it, nuk e di burime të kujt janë”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

“E dimë se të akuzuarit e Rusisë për gjithçka tashmë ka filluar të shndërrohet në njëfarë sporti”, thksoi ai.